Kosova
Nëse jo sot, bëhet nesër, mospranimi i Kosovës në KiE, profesori tregon arsyen pse ndodhi
Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe tha se Kosova u hoq nga agjenda e Komitetit për punë të jashtme, për shkak të futjes së Asociacionit si kusht.
Profesori pohoi se Asociacionin per Kosoven eshte nje barrë e rëndë, një thikë pas shpine që në vitin 2013 dhe 2015 qe ia futën vetë liderët e Kosovës, duke ia lanë si kopil para derës qeverisë së Kurtit që të merret me të, duke shtuar se ata nuk e patën as guximin e as kurajon që të merren.
“Pse e futën Asociacionin në marrëveshjen e 2013 kur për këtë nuk i nguti askush dhe të cilin mund ta refuzonin lirshëm sepse atëherë ishte vetem si kërkesë e Serbisë. Por këtë nuk e bënë, kurse Kosova ka 12 vite qe po ballafaqohet me ferrin ku i kanë renë mbi shpinë shumë emisar pro serb si: Borell, Lajçak, Grenell e sidomos me i zeshmi Escobar” – deklaroi Maxharraj dhe theksoi se, nuk ka dilema që tash 12 vite Asociacioni është bërë mollë sherri midis Kosoves dhe Serbisë.
“Sipas mendimit tim Asociacioni është një thikë me dy teha, ështe sulm mbi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës” – theksoi analisti politik.
“Presioni i ndërkombëtarëve per asociacionin si kusht që Kosova të anëtarësohet në organizmat ndërkombëtarë siç është KiE është i papranushëm, aq më shumë kur Asociacioni nuk ka lidhje me kriteret për pranim në KiE, por i takon dialogut që po vazhdon prej 12 vitesh pa ndonjë sukses. Kosova, Asociacionin nuk duhet të kalojë edhe me kushtin qe të mos pranohet në KiE, nëse jo sot, bëhet nesër, kurse Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovë e cila ngadale depërton deri në zemrën e saj”, potencoi profesori Binak Maxharraj.