Connect with us

Kosova

Na ishte njëherë dashuria me Kosovën, emisari Escobar flet për herë të fundit

Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili së shpejti do të marrë një angazhim tjetër në kuadër të diplomacisë amerikane, në një intervistë për Këshillin Atlantik ka folur për raportin mes të SHBA-së dhe Kosovës.

Ai ka thënë se në të kaluarën raporti i SHBA-së dhe Kosovës ka qenë më i mirë dhe e ka cilësuar si një raport sfidues.

Diplomati amerikan ka deklaruar se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.

Gjithashtu emisari u shpreh se SHBA ka një lidhje tepër të thellë me popullin e Kosovës dhe se mbetet një shtet shumë pro-Kosovës. Ai tja se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan.

Sipas tij, kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit, megjithatë shtoi se s’është sekret që raporti mes dy vendeve ka pasur sfida. Këtu Escobar përmend të pasurit e një vizioni të përbashkët për rajonin dhe për atë se si mund të avancohet projekti kombëtar i Kosovës.

Ai gjithashtu ka shtuar se shpreson që do të vazhdohet përmirësimi i raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës dhe tha se jo vetëm SHBA, por edhe nga i gjithë QUINT ka vetëm vullnet të mirë për të përmirësuar raportin me Kosovën.

“Do të thoja që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës.

Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit.

Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin” – ka deklaruar Gabriel Escobar.

Advertisement