Connect with us

Pinknews

Çfarë po ndodh me Heidin? Pasi refuzoi bashkëjetesën me Romeon, shton se nuk dëshiron fëmijë

Ndërsa u kanë mbetur edhe dy ditë në shtëpinë e Big Brother VIP, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë folur së fundmi për planet e tyre pas mbarimit të spektaklit.

Gjatë një bisede me ish-konkurrentët e BBV, të cilët kanë surprizuar banorët një natë më parë me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit, Romeo i tha Heidit të shikojë barkun e rrumbullakosur të  Sara Gjordenit e cila është shtatzënë.

“Baçi pas 3 muajsh”, u shpreh Sara, megjithëse Heidi kundërshtoi dhe tha se ajo është një vajzë tradicionale dhe nuk bën fëmijë pa u martuar.

“Të dielën tjetër dasmën”– tha aktori duke treguar se ka shumë dëshirë që të bëhet baba.

 “Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?” u shpreh Heidi, e cila tregoi se nuk është e gatshme që të sjellë në jetë një fëmijë, megjithëse Romeo ka shumë dëshirë.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Të dua shumë

Romeo: Unë më shumë, por shiko Sarën (për barkun e rrumbullakosur)

Sara: Baçi pas 3 muajsh

Vesa: Do ju këndoj në dasmën reale. Kur doni të bëni dasëm

Heidi: Unë jam vajzë tradicionale nuk bëj kështu gjërash  para dasmës

Romeo: Kur dalim ne, të shtunën! Të dielën tjetër dasmën

Vesa: Ashtu duhet

Romeo: Se mos është problem të mbledhësh njerëzit, me një kështu (fishkëllen)

Vesa: Do ta bëjë shumë shpejt

Heidi: Nuk i bëj unë këto gjëra pa u martuar tamam

Vesa: Problemin më të vogël nuk e kam

Heidi: Të dukem njeri i pjekur unë për të bërë fëmijë?

Advertisement