Bota
Stoltenberg: Kina po nxit luftën në Europë
“Kina thotë se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Pekini po nxit luftën në Europë. Nuk mund t’i bësh të dyja”.Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për një rritje të shitjeve të komponentëve të makinerive, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska po përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë për t’i përdorur kundër Ukrainës.Për sa i përket situatës në terren, Stoltenberg shpjegoi se “Ukraina ka pësuar pengesa” për shkak të mungesës së armëve dhe municioneve, duke theksuar se nuk është vonë që Ukraina të fitojë.