Aktualitet
Kush janë më të fortët sot në Shqipëri dhe cili ishte gabimi fatal i Vis Martinajt? Flet Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga tregoi se si armiqtë e Ervis Martinajt u bënë bashkë për ta rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur kufomën e tij. Gazetari tregon se kush janë kokat e krimit të organizuar në Shqipëri dhe bashkëpunimin me shtetin.
“Ti në Shqipëri mund t’i fshihesh policisë, SHIK-ut, prokurorisë, ama jo kundërshtarit. Dosja e Revanshit dëshmon që ata janë të aftë ta gjejnë njëri-tjetrin edhe në vrimë të miut. Ata i dinë njëri-tjetrit çfarë hanë, çfarë pinë. Durim Bamin tentuan ta vrasin shumë herë. Mesa duket nuk paska qenë e lehtë të shkoje tek ai.
Durim Bami është shumë i kujdesshëm. Ka lidhje të forta. Ai ka një areolë tjetër mbrojtëse. Gabimi më i madh që bëri Martinaj ishte që në kulmin e pushtetit të vet nuk e administroi dot dhe shkeli rregullat që ka bota e krimit të organizuar.
Natyra e Visit ishte përça dhe sundo. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe në Fushë Kuqe. Sa merrte vesh që një grup po fuqizohej shkonte e godiste. Nëse nuk e godiste dot bënte marrëveshje që ta kishte aleat. Por këto lloj idesh nuk mund të bëhet në këtë vend të vogël.
Pasi vranë Martinajn, synuan të marrin bizneset dhe pasuritë e Visit. I morën. Pasi ndanë plaçkat, filluan të godasin njëri-tjetrin.
Unë kur kam dalë për herë të parë pas rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt kam thënë: Edhe shteti ka qenë i interesuar që ai të zhdukej. Por më shqetëson se përse Sali Berisha nuk flet, sepse e ka mik familjar”. Kur foli Berisha pastaj, ai tha: Ky është zhdukur nga shteti.
Grupet më të fuqishme në Shqipëri sot janë ata që përdorin edhe lidhjet me shtetin për të goditur kundërshtarët”, tha ndër të tjera gazetari në Dritare Tv.