Connect with us

Kosova

Mos prisni asgjë nga Vuçiç, Spahoviç për Geopost: Idetë e Millosheviçit janë të gjalla

“Kjo është qeveria më e mirë që mund të bëjë presidenti serb Aleksander Vuçiç. Këtu nuk ka asgjë të papritur” – keshtu ka vlerësuar në një intervistë për ‘The Geopost’,  Sead Spahovic, avokat i shquar nga Beogradi, duke shtuar se është anormale të pritet që radikalët të formojnë një qeveri pro-evropiane.

“Ndoshta Angela Merkel mendoi se një gjë e tillë ishte e mundur”. Kjo qeveri mbështetet nga populli. Serbët e duan Rusinë, populli e do Putinin, populli e do Ratko Mlladiçin, është e njëjta histori që përsëritet” – deklaroi Spahoviç duke shtuar: –  Ata fituan zgjedhjet, populli u dha atyre legjitimitet dhe ata formuan një qeveri në të cilën ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan Kharchenko është joformalisht një nga liderët kryesorë. Kjo është sa normale dhe skizofrenike.

Kur bëhet fjalë për konflikte të mundshme të armatosura në rajon, ai është i mendimit se Serbia nuk mund të bëjë asgjë me forcë ushtarake.

“Serbia nuk ka ushtri, ka armë, por nuk ka ushtarë kurse Kosova ka, dhe ky është një dallim i rëndësishëm. Kini kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre dhe serbët jo dhe ky është dallimi thelbësor dhe kjo është arsyeja pse nuk ka mundësi të ketë një konflikt ushtarak” – theksoi avokati I njohur.

I pyetur se cili është çelësi për të filluar zbërthimin e nyjës nacionaliste në Serbi dhe për të filluar rrugën drejt shërimit, avokati u shpreh: – Duhet të ndahet ai beton shovinist, nacionalist, populist që ekziston. Kështu është edhe në shkollimin, fëmijët edukohen në ketë mënyrë që në moshë të vogël. Të rinj sot nuk e kanë idenë se cfare ndodh, dinë vetëm se “serbët janë viktima”, kjo është historia, kështu mësojnë në shkollë. Gjëja e parë është të anëtarësohemi në NATO, të vendosim sanksione ndaj Rusisë, dhe pastaj ngadalë të ndryshojmë sistemin arsimor, të ndryshojmë tekstet…”

Kur është fjala për Kuvendin e Madh Serb që Vuçiç ka paralajmëruar se do te mblidhet pas miratimit në OKB, të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Spahoviç theksoI se është ringjallja e një ideologjie që ka ekzistuar ne Serbi në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme që nga Ilija Garashanin, tek Dobrica Qosiç dhe Sllobodan Millosheviç.

“Gjithçka që ka thënë Millosheviç dikur, është aktuale sot. Gjithçka që ai ka dashur është aktuale sot. Të gjitha qëllimet që nuk janë arritur janë të rëndësishme sot. Prandaj ne duhet ta kuptojmë këtë për të ditur se ka histeri nacionaliste dhe burimi i asaj histerie është Republika Srpska” – deklaroi Spahoviç.

Advertisement