Connect with us

Politike

Sot antikorrupsioni mbërrin në Kuvend, Bardhi: Nuk do ta votojmë komisionin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka konfirmuar se nuk do të votojnë pro për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi për gazetarët u shpreh se PS-ja nuk ka bërë asnjë konsultim në lidhje me të dhe se e kanë bërë fakt të kryer ngritjen e tij. Po ashtu Bardhi ka theksuar se ai s’mund të marrë pjesë në komision, kur nuk e di objektin e punës.

“Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi fyuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë. Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin. Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve,” tha Bardhi.

Advertisement