Bota
Greqi/ E rëndë, djali djeg babain e moshuar në oborrin e shtëpisë, ja çfarë ka dëshmuar në polici (FOTO)
GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku është gjetur i djegur trupi i një të moshuari, të premten që lamë pas (21 maj 2024).
I moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është i biri.
Sipas mediave greke, i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.
Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritete, të shqetësuar nga era e kufomës. Ata po \ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.
I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.
59-vjeçari punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike