Connect with us

Sport

“Kam skuadër të fortë, jemi gati”, Sylvinho mesazh Shqipërisë: Euro 2024 një turne dinamik, nuk i dëgjoj debatet (E PLOTË)

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp në prag të miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

Situata- Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim që ta nisnim në Tiranë, për të ndier atmosferën dhe entuziazmin e njerëzve. Kemi 3-4 ditë që kemi nisur fazën përgatitore. Kemi Seferin që luajti në datën 29 maj, kemi Abrashin që ka luajtur së fundmi, mbrëme u bashkua me grupin. Kemi edhe kapitenin Gjimshiti që ka një ndeshje për të luajtur. Do të bashkohet nesër me ne. Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Kam parë motivimin e duhur te skuadra. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur.

Grupi Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Nesër, me shumë mundësi do e kemi grupin të plotë. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë. Si edhe ata që nuk kanë luajtur shumë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Duhet të përgatitim sa më mirë lojtarët, që të japin kontributin e tyre për kombëtaren e Shqipërisë. Duhet të përgatitim të gjithë lojtarët, të gjithë, dhe të aktivizojmë më pas më të mirët. Gjithë grupi ka karikimin e duhur.

Lista- Ka listë pritje-je sepse ne punojmë shumë për këtë situatë. Nuk mund t’i themi emrat që janë aty.

 

 

Nuk është aspak e vështirë në një turne të tillë, një minutë mund të bëjë diferencën. Çdo lojtar mund të japë kontributin e tij. Të gjithë shkojmë në një turne të shpejtë. Ideja ime është që në këto miqësore të luajnë lojtarët që kanë luajtur më pak deri tani.

Debatet- Lista? Nuk kam kohë të shoh se çfarë thuhet në publik. Kam shumë ngarkesë dhe punë për të bërë. Nuk arrij të jem në gjendje të ndjek debatet që bëhen. Secili ka mendimin e vet për listën” – tha ai.

 

Advertisement