Connect with us

Politike

Propozimet e PD për reformën e pronës dhe të përndjekurit/ Basha: Ja çfarë do bëjmë në 2 vitet e para të qeverisjes

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar propozimet e kësaj force politike për reformën e pronës dhe të përndjekurit.

Prezantimi i programit është bërë nga Gjergji Hani, Besart Logu dhe Kristina Kaso, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që ka hartuar propozimet për zgjedhjet e ardhshme politike.

Në Kuvendin Programor, Basha e cilësoi përmbushjen e reformës së pronës si “dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.”

“Marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.

 

 

Për të gjihë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët.

Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane”, u shpreh ndër të tjera kryetari i PD Basha në fjalën e tij në Kuvendin Programor.

Propozimet e programit të PD për Reformën e pronës dhe të përndjekurit:

– Rishikimi teresor i Ligiit 133/2015 “PER TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TE PRONAVE” dhe akteve nënligjore ne zbatim.

– Hartimin e një kuadri ligjor te konsoliduar që do te ndërtoje nje skemë efektive në lidhje me zbatimin e vendimeve të ish komisioni dhe të ish agjencisë te Kthim Kompensimit te Pronave, të cilat perbejne titull ekzekutiv.

– Rishikimin e bazës së të dhënave të deritanishëm të krijuar nga ATP.

– Koordinimi me gjykatat sa i takon rasteve të vendimeve të ndryshuara.

– Heqja e taksave dhe tarifave administrative/gjyqësore në procedurat e shpronesimit. Nje hap qe do të lehtësoje procesin për ish-pronaret dhe do të heqë barrat financiare të panevojshme nga supet e tyre.

– Respektimin e të drejtave të palëve të treta në mirëbesim për vendimet përfundimtare. Ne vazhdim Pronari duhet të ketë prioritet mbi palët e treta në keqbesim apo mirëbesim për cështjet qe jane në proçes dhe per ceshtje qe do te lindin në të ardhmen.

– Rregullimi i kuadrit ligjor për kërkesat ende te pa trajtuara. Trajtimi i cili do te behet sipas ligjit te kohes se aplikimit.

– Rregullimi i kuadrit ligjor në lidhje me rastet e interesit publik në mënyrë të qartë dhe shteruese, duke u përcaktuar rastet e interesit publik dhe duke sqaruar se jo çdo interes kombëtar apo lokal mund te justifikoje një shpronesim.

–              Krijimine një data base të vendinmeve përfundimtare sipas Ligjit të Pronës;

–              ” Rishikimin e hartës së vlerës, e cila të jetë unike për të gjitha rastet që trajtohen;

–              ” Përcaktimin e saktë të faturës financiare për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare;

–              Kthimi fizik i plotë i pronës;

–              Kompensimi fizik me një tokë tjetër në vlerë të njëjtë.

–              Konsolidimi i fondit të tokave për kompensim fizik duke konsideratë edhe fondin e tokave të kaluara në inventar të pushtetit lokal; si dhe pronat e konfiskuara per efekt të ligjit antimafia përfshirë dhe rastet e kontratave PPP apo koncensioneve korruptive.

–              Kompensim me vlerë tregu të pronës së pakthyeshme përmes obligacionit shtetëror të emëtuarvetëm për këtë qëllim.

–              Thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës.

Të përndjekurit

1 . Pajisja me status të përndjekjes politike, të të gjithë atyre që u pushkatuan, burgosën apo internuan për bindjet e tyre politike;

2 . Statusi i të përndjekurit politik të përfshihet si vlerë financiare me të njëjtin vlersim që gëzon statusi i ish ushtarakut;

3 . Zgjatja e afateve të shqyrtimit të mbi 2000 dosjeve të prapambetura që kanë mbetur të pavlerësuara nga Ministria e Drejtësisë.

4 . Mbështetja dhe promovimi i Institutit të të Kujtesës dhe Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në bashkpunim me arkivat e ish Sigurimit të Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës së institucioneve dhe organizatave që trajtojnë të shkuarën komuniste në mënyrë që të ndikojë në rritjen e vetëdijes së përbashkët ndaj të shkuarës komuniste dhe pasojave të saj .

5 . Rishikimi i teksteve shkollorë, mbi baza shkencore e arkivore, të dhëna statistikore, që do të mundësojë një qasje rreale të brezit të ri, me të shkuarën tonë të afërt.  Qasje kjo që do ti përmbahet storicizmit, duke përjashtuar cdo interpretim ideologjik të fakteve historike.

6 . Promovimi i “Librave të Ndaluar”, apo akordimi i një fondi të posacëm për grumbullimin e dorshkrimeve në version digital për këto vepra që nuk u botuan kurrë për shkak të censurës së rregjimit komunist ndaj autorëve që vuajtën nëpër kampe-burgje komuniste apo u vranë për shkak se kundërshtuan versionin unik të interpretimit të rrealitetit, të imponuar nga rregjimi komunist.

7 . Rishikim i ligjit për të drejtën e informimit ndaj të kaluarës komuniste.

8 . Ligj i plotë për Lustracionin mbi pastërtinë e figurës publike të cdo funksionari.

9 . Krijimi i Muzeut Kombëtar të kujtesës së krimeve të Diktaturës Komuniste.

10 . Krijimi i një fondi nderi duke rishikuar emërtimet e shkollave, rrugëve e shesheve apo godinave publike, duke u dhënë atyre emrat e personaliteteve të shquara të kulturës, patriotizmit e kontributeve sociale, të cilët kanë qënë pre e regjimit komunist.

11 . Ngritja në Tiranë e një memoriali për dëshmorët e lirisë së ndërgjegjies të vrarë gjatë regjimit diktatorial komunist.

12 . Kthimi në Muze të Kujtesës se kampeve burg të Spacit, Qafë Barit e atij të Tepelenës, në mënyrë që e shkuara e errët të shërbejë si paralajmërim për brezat që vijnë se : “Kur vetëdija e një populli fle, historia e tij pjell përbindësha”.

13 . Rishikimi i vlerës së dëmshpërblimit të të burgosurve politikë, që ndonëse ishin dënuar me heqje lirie, u detyruan me anë të dhunës, e në shkelje qoftë me ligjet e kohës, ti nënshtroheshin punës së detyruar që ishte sa e dhunshme po aq dhe çnjerzore.

14 . Rikthim të dinjitetit të mohuar ndaj të përndjekurve politikë duke i dëmshpërblyer ata brënda mandatit të parë.

15 . Brënda mandatit të parë do të përmbyllet dëmshpërblimi i plotë për këdo që është gjallë nga të përndjekurit, duke ndjekur kriterin e moshës

16 . Subvencionim nga ana e shtetit në shërbimet shëndetësore për moshën e tretë të të përndjekurve

politikë.

17 . Kthimi i banesave e pronave të konfiskuara, aty ku është e mundur, ose konvertimi ekonomik i tyre me vlerën aktuale të tregut.

Advertisement