Connect with us

Bota

VIDEO/ Ceremonia e 80-vjetorit të D-Day, gafë e Biden apo respekt ndaj…

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill morën pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të D-Day, që vendosi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore.

Biden dhe Emmanuel Macron qëndruan në podium me gratë e tyre në përkujtimoren, por në momentin që filloi himni kombëtar, Biden papritur ktheu shpinën nga kamera.

Zonjat e Para e shikonin të hutuara, ndërsa Presidenti francez e mbajti protokollin për kohën më të gjatë. Megjithatë, kur edhe ai u rrotullua 180 gradë, kështu bënë edhe gratë e presidentëve.

Përdoruesit e mediave sociale komentuan lëvizjen e pazakontë të Bidenit, si një veprim për të përshëndetur veteranët e luftës të Luftës së Dytë Botërore, të cilët qëndronin pas tij.

 

 

Me sa duket, ai ka dashur ta dëgjojë himnin kombëtar duke i parë veteranët në sy gjatë qëndrimit në Francë.

Por, kritikët e Bidenit e mirëpritën këtë ngjarje për të theksuar edhe një herë se Presidenti aktual nuk mund të qëndrojë edhe për një mandat tjetër, për të cilin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Advertisement