Connect with us

Kosova

Endrra e Vuçiçit për Kosovën/ Maxharraj ‘godet’ ndërkombëtarët, zbulon planin djallëzor 

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se dialogu Kosovë – Serbi është imponuar dhunshëm. Ai deklaroi se dialogu që filloi në vitin 2011 nuk solli asgjë të mirë për Kosovën, kjo për shkakun se Serbia nuk ishte çelës në dialog për të përmirësuar gjendjen sociale të serbëve të veriut.

Maxharraj pohoi se, serbët në veri i kanë të drejtet më të mëdha se shumë etnitete në BE.

“Ndërkombëtarët dhe as emisarët amerikanë, nuk po e kuptojnë se Vuçiç po i përdorë serbët si vegla pune, po manipulon me ta për interesa të Serbisë, sipas skenarit të Komplotit të 2 dhe 3 shkurtit të vitit 2000, kur u bë spastrimi etnik për të forcuar elementin serb në veri dhe që të arrinin te kjo që kërkojnë sot me forcë, ata dhe Perëndimi, asociacioni” – deklaroi Maxharraj

Profesori gjithashtu pohoi se tashmë kanë kaluar shumë vite të humbura në dialog me Serbinë dhe sipas tij, kjo ndodhi pasi gjatë tërë këtyre viteve nuk pati ndonjë normalizim të raporteve, por vetëm çrregullim flagrant të marrëdhënieve.

Sipas tij, në dialog po kërkohet për nivelin social të serbëve të Kosovës, por Serbia u involvua në pushtimin e veriut të Kosovës, për të penguar sovranitetin e Prishtinës atje, por që fal qeverisë së Albin Kurtit, nuk arriti.

“Në veri u grumbulluan kriminelë dhe bandat kriminele të Vuçiçit me në krye Milan Radoiçiçin, Veselinoviçin e të tjerë. Tani me ardhjen e qeverisë Kurti situata ka ndryshuar, sidomos pas agresionit terrorist të 25 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit” – theksoi Maxharraj.

Advertisement