Connect with us

Kosova

Hidhet beton në themelet e regjimit, Vladimir Orliç njëriu i duhur për në krye të BIA

Lajmi se Vladimir Orliç u emërua drejtor i ri i BIA-s serbe, tërhoqi vëmendjen e madhe të publikut. Ndonëse, pyetja është se çfarë tjetër priste publiku duke pasur parasysh se kush ka qenë në krye të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Serbi deri më tani.

Orliç absolutisht i plotëson të gjitha kriteret – ai e ka lavdëruar Aleksandër Vuçiçin pafundësisht, ka sulmuar kundërshtarët e tij politikë, ka ofenduar gazetarët nga foltorja parlamentare… Me një fjalë – përparimtar 24 karat dhe pasardhës i denjë i Aleksandër Vulin.

Kushdo që priste dikë tjetër në krye të BIA-s, duhet të jetë shumë naiv politik. Që nga ardhja e progresistëve në pushtet në Serbi, në atë post janë emëruar vetëm njerëzit besnikë të Vuçiçit, tek të cilët ai ka patur besim absolut.

I pari ishte Nebojša Rodić më pak i njohur, i cili qëndroi në atë pozicion për një vit, nga gushti 2012 deri në shtator 2013. Në fund të vitit 2013 ai emëroi në krye të BIA-s shokun e tij të ngushtë, Aleksandër Gjorgjeviçin, i cili qëndroi në at post për gati katër vjet dhe më pas erdhi Bratislav Gashiç dhe qëndroi plot pesë vjet, ndërsa pushteti i Vuçiqit u konsolidua edhe më shumë.

Gashiç nuk kishte kualifikimet e duhura, sikurse edhe paraardhësit e tij, sepse asnjëri prej tyre nuk vinte nga strukturat e sigurisë. Dhe më pas nuk kishte si të ndodhte ndryshe, në dhjetor 2022 u kurorëzuar Aleksandar Vulin u bë në krye të BIA-s. Dhe kushedi sa kohë do të kishte qëndruar atje, nëse SHBA-të nuk do ta kishin futur në listën e sanksioneve. Ai dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, pasi siç tha ai “nuk donte ta sakrifikonte Serbinë për veten”.

Ai akuzoi fuqitë perëndimore se kërkuan dorëheqjen e tij “për të zvogëluar mbështetjen e votuesve për politikat e presidentit Aleksandër Vuçiç”.

Atherë pse duhet të habitemi sot nga zgjedhja e Vladimir Orliçit për drejtor të BIA-s pas një personelit të tillë parardhës?

Edhe Orliç nuk vjen nga strukturat e sigurisë, por vjen nga rrethi i besnikëve të Vuçiçit dhe nuk do ta ketë të vështirë të vazhdojë rrugën e paraardhësve të tij – të përgjojë kundërshtarët politikë, liderët e opozitës, gazetarët “e pabindur” dhe të gjithë serbët e tjerë që janë interesantë për ta për ndonjë arsye.

Shkurt, ai është i denjë për spiun dhe lëpirës. Dhe në këtë lloj qeverisje që është në Serbi, nuk ka rëndësi kush është në krye të BIA-s.

Advertisement