Connect with us

Kronike

Furgoni përplaset me mjetin bujqësor, përfundon në spital pasagjerja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat. Mësohet se një furgon është përplasur me një mjet bujqësor.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar lehtë një pasagjere e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2024, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin Xh. F., 60 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin G. N., 64 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 pasagjere, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement