Sport
Vendos goli i Bellinghamit, Anglia merr kreun e Grupit C
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/12-7.jpg)
Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë të plota.
Nënkampionët e Evropës iu falën një goli të shënuar nga Bellingham që në minutën e 13-të (i shërbyer nga Saka), për të mposhtur ndoshta rivalin më të fortë në grup.
“Tre Luanët” patën shanse të tjera për të ta thelluar rezultatin, madje në pjesën e dytë Harry Kane goditi traversën, por rezultati mbeti ai i fillimit të pjesës së parë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)