Connect with us

Politike

Bejko: Luli po pati këllqe le të ngrihet! Minxhozi: Basha punoi për të krijuar vetëm një fraksion

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Roland Bejko dhe analisti Skënder Minxhozi folën për situatën në Partinë Demokratike.

Gjatë kësaj interviste, Bejko u shpreh se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre, ndërsa ritheksoi se është shumë e rëndësishme shkëputja nga Berisha dhe se PD ka nevojë për një imazh modern.

Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi, nënvizoi se gjithçka çfarë ka bërë Lulzim Basha ishte krijimi i një fraksioni dhe se sipas tij nuk arriti të bënte asgjë më shumë.

Pjesë nga intervista në studio:

Roland Bejko: Patëm ndihmën amerikanëve që na bëri të mundur vendosjen përballë dhe të tjerë që nuk janë bërë aktiv, ne vendosëm të qëndronim përballë berishizmin, për ta ndarë njëherë të shkuarën dhe gjithë modeli autoritar familjar dhe t’i jepnim një imazh modern. Ndoshta edhe profili që i dha Basha e mosdaljes mund të ketë qenë për të treguar këtë profil, por duke mos qenë i suksesshëm. Në 2017 ne kishim program, në 2021 dolëm me program. Unë mund të them që Monika e refuzoi koalicionin…Beteja jonë është me Edi Ramën, Sali Berisha është thjesht një problem aty që ka zënë një vend…Për Roland Bejkon Sali Berisha dhe Rama janë njësoj. Po ra njëri do të bjeri tjetri. Luli po pati këllqe le të ngrihet, nëse nuk ka këllqe të rri atje ku është, ose të ngrihet dikush tjetër. Por është hera e parë që ne nxjerrim një program të djathë, që përmban shtylla të rëndësishme.

Minxhozi: Basha nuk punon për të krijuar më shumë se sa një fraksion. Absolutisht e kanë ndikuar gjykatën sepse nëse nuk jep provë force që ti vlen, nuk fiton as me gjykatë. Nuk ka forca politike që të jenë të qenësishme dhe me shumë votues nga mbrapa dhe me të ardhme.

Bejko: Gjykata është e ftohte dhe e keni gabim.

Minxhozi: Jo sepse jeni gjykuar në të dyja shkallët. Keni humbur në dy shkallë gjykimi. Ishte drejtësia e zakonshme. Cdo gjë që del jashtë njollës së drejtësisë së re, është si ngastrat…Fatkeqësia juaj është se u gjykua nga drejtësia e zakonshme. Kjo gjykata dhe prokuroria e re, po godet dhe ka bërë një listë të gjatë dhe ajo atje ku shkuat ju, ajo influencohet drejtpërdrejt. Del bërtet ai në ballkon, mbyll derën kryetari juaj dhe kështu vazhdon…

Advertisement