Politike
Doris Pack: E lumtur që Berisha mori vulën e PD-së, ai di ta qeverisë mirë vendin, e çoi Shqipërinë në majë
Ish-eurodeputetje Doris Pack në një intervistë për “Euronews Albania”, tha se ishte e kënaqur që Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pack tha se opozita e drejtuar nga Berisha është opozita e vërtetë e vendit dhe tani sipas saj, do të ketë mundësi të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme.
Ajo tha gjithashtu se Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi Shqipëria ishte në një situatë kur kishte marrë statusin e vendit kandidat për në BE, ndryshe nga sot, që sipas saj, vendi ka shumë probleme.
Tani ka shansin që të shkojë në zgjedhje si një parti e vetme dhe për të parë se kush punon për njerëzit dhe kush është europian.
Berisha e la zyrën e kryeministrit pasi e kishte çuar Shqipërinë në një situatë kur kishte statusin e vendit kandidat për në BE. Ndërsa sot ka shumë problematika në vend.
Ndoshta opozita shqiptare mund ta qeverisë më mirë vendin”, tha Pack.