Connect with us

Sport

Meritat dhe kritikat e Sylvinhos/ Duro: Imazhi i Shqipërisë është rritur, fitojmë ndaj Spanjës?

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro u shpreh se barazimi me Kroacinë ka rritur imazhin e Shqipërisë dhe se kuqezinjtë me këto paraqitje deri më tani, e kanë arritur misionin e vet. Sipas tij, ndaj Spanjës nuk duhet të jemi të ngarkuar.

“Kur ka patur merita Sylvinho, e kemi thënë. Por ne edhe mund të kritikojmë. Përse nuk u fut Daku apo Hoxha më herët? Mos të harrojmë, që Sylvinho i mori. Ato që kritikojnë Sylvinhon në Kosovë, aty e kishin Hoxhën, përse nuk e aktivizuan? Merita është e trajnerit, edhe për Mitajn dhe Asanin. Ndeshja më e mirë e Sylvinhos nuk ishte kjo, por arritja në grupet e Europianit.

Nuk duhet të ngarkohemi ndaj Spanjës. Jemi në moment të mirë, nuk e kemi fitoren me patjetër. Nuk duhet të ushtrojmë presion. Ndeshja ndaj Kroacisë rriti imazhin e Shqipërisë” –tha ai.

Advertisement