Connect with us

Sport

Gliha për “traditën” e shqiptarëve në futboll: Fillojnë fort, pastaj u mbaron benzina

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, teksa ka komentuar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë që u zhvillua të mërkurën në kuadër të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Gjermani, ka folur për avantazhin e shpejt të kuqezinjve ndaj kroatëve.

“Është traditë shqiptare, fillojnë fort dhe u mbaron benzina, trajnerët thonë se kurrë mos shiko tabelën e rezultateve, thjesht përqendrohu te loja dhe mendo sikur ndeshja zgjat edhe 100 minuta”, tha Gliha për portalin kroat “24 Sata”.

“Edhe Kroacia u kthye, pati shanse. Kur duhet të binin psikologjikisht, atëherë u ngritën”, shtoi ish-trajneri i dardanëve.

Të mërkurën, 2:2 ka përfunduar ndeshja në mes të Kroacisë dhe Shqipërisë që u zhvillua në Hamburg.

Ishte kombëtarja shqiptare ajo e cila realizoi e para, me Qazim Laçin, i cili realizoi në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë erdhën dy gola të shpejtë nga kroatët. Golin e parë e shënoi Andrej Kramariç derisa i dyti ishte autogol nga Klaus Gjasula.

Por, në fund Gjasula e përmirësoi gabimin e vet, duke e barazuar rezultatin. Ndeshjen e radhës, Shqipëria do ta luaj kundër Spanjës.

Advertisement