Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi fitoren 1-0 të Spanjës ndaj Italisë, takim i Europianit, i cili u zhvillua mbrëmë.

“Është i papranueshëm ai dominim i Spanjës. Dihet që Spanja është skuadër superiore, por nuk e linte Italinë të dilte nga gjysmëfusha. Italia, me emra të mëdhenj, nuk u duk fare. Diçka e çuditshme.

Spanjollët ishin jashtëzakonisht superiorë, sidomos në mesin e fushës. Italia e vogël përballë Spanjës” – tha ai.