Connect with us

Kosova

FRIKA NE PALCE/ Veriu në lojën e pushtetit, Kurti e Vuçiç po konsolidojnë pushtetin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherazi edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar komplet në vijë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për te konsoliduar pushtetin e tij.

“Me luftën në Ukrainë, me luftën në Gaza, me një luftë të mundshme në Tajvan dhe me rrezikun e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar, Albin Kurti ka luftuar komplet, në vijë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe të ndryshimeve gjeopolitike me qellim per te konsoliduar sa me shume pushtetin e tij të brendshëm duke përdorë veriun e Kosovës si platformë bashke me presidentin serb Aleksander Vucic – deklaroi Hoxhaj dhe theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk e ka përdorur situatën në veri të vendit për popullizëm politik.

“Ne kemi vepruar në raport me veriun e Kosovës, duke shpërbërë struktura paralele, duke luftuar krimin dhe krimin e organizuar në veri të vendit duke bërë çdo gjë që ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës në veri të vendit, duke integruar komunitetin serb. Ne asnjëherë nuk e kemi përdorë situatën e veriut të Kosovës për popullizëm politik. Kjo se çfarë po ndodh në veri të vendit nuk është në përputhje me interesin nacional të shtetit të Kosovës” – potencoi Hoxhaj

Advertisement