Connect with us

Pinknews

“Ai është rezistent, do lidhesha me të” – Si degradon debati në studiot televizive në Shqipëri

Ndërsa në vendet e tjera, në studio televizive ftohen futbollistë, trajnerë dhe analistë futbolli, për të komentuar Europianin, në Shqipëri ndodh një çmenduri.

Aty ftohen personazhe shou bizzi, që pyeten se kush futbollist iu pëlqen, me kë do kishin dëshirë të lidheshin dhe pyetje të tjera idiote.

Një modele p.sh, e ftuar në TV Klan, iu vunë para fotot e tre futbollistëve.

Dhe zgjodhi njërin prej tyre, Qazim Laçin, pasi tha se ai është rezistent në fushë, dhe i tillë duhet të jetë në shtrat.

Në studio plasën të qeshurat idiote.

Ndërsa në Top Channel, ishte ftuar Keisi Medini, e cila që në fillim tha se nuk ka haber nga futbolli dhe nuk njeh asnjë futbollist.

Por askujt nuk i bëri përshtypje.

Përkundrazi, moderatorja vazhdonte me idiotësi, ta pyeste se sa futbollistë i shkruajnë dhe sa e kanë ngacmuar, edhe pse ajo ndodhej në studio bashkë me të atin, këngëtarin Sabian Medini.

Kjo çmenduri është e përnatshme.

Advertisement