Connect with us

Kosova

Lajçak shokon Kosovën: Kurti pranon Draft-Statutin e Asociacionit

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosove-Serbi, Miroslav Lajçak, ka potencuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaruar i gatshëm ta pranojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – i përpiluar nga BE-ja me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – ashtu siç është.

Në një intervistë për organizatën joqeveritare me seli në Kosovë, Sbunker, diplomati sllovak kujtoi se reagimi i parë i Qeverisë së Kosovës për draft-statutin modern evropian ka “qenë konstruktiv”.

“Ata kanë dërguar komentet e tyre për tekstin. Ne morëm dy grupe komentesh, një nga Qeveria, një nga Presidenca. Për këtë kemi diskutuar më 26 tetor, ku kryeministri Kurti tha se është i gatshëm ta pranojë këtë dokument ashtu siç është, me kusht që të nënshkruhet nga Kosova dhe Serbia së bashku me marrëveshjet e Ohrit”, ka potencuar Lajcak

Më 21 tetor të vitit të kaluar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, iu dorëzua draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përpiluar nga Bashkimi Evropian. Një javë më pas më 26 tetor në një takim me tre liderët kryesor të BE-së – Francës, Gjermanisë dhe Italisë, u kuptua që kryeministri e kishte pranuar këtë dokument me të cilin do të procedohej tutje.

Që draft-statuti modern evropian ishte pranuar nga Kosova e kishte thënë vetë Kurti në një seancë maratonik të Kuvendit të Kosovës më 3 nëntor të po këtij viti.

Në një ekspoze të gjatë shefi i ekzekutivit e kishte shpjeguar në detaje se si u bë që Kosova pranoi këtë dokument.

Ai madje këtë draft-statut e cilësonte si “të mirë” dhe “pakrahasimisht më të avancuar” dhe garantonte se nuk është “Zajednica” e vitit 2013 e 2015.

Për Kurtin drafti evropian ishte shkruar me kujdes për “germën e Kushtetutës”………………..

Drafti modern evropian, shpjegonte Kurti, në vlerësimin e tij politik “ndërpriste trashëgimin e mos-njohjes” së Serbisë, që sipas tij “ishte çimentuar në marrëveshjet paraprake”.

Por7 muaj më pas, Kurti në mënyrë krejt kundërthënëse dhe absurde, Kurti tha se për Qeverinë e Kosovës ky draft-statut modern evropian nuk është asgjë tjetër përveç se një “non-paper”, “që nuk ka as logo as vulë as nënshkrim”

Ai madje shpjegoi se i kishte ofruar ndërkombëtareve një rrugëdalje që në vlerësimin e tij “është më e logjikshmja dhe racionalja” në situatën ku ata insistojnë në draftin që tashmë e quan të “Lajçak-ut”.

“Dërgojeni në një instancë ndërkombëtare mund të jenë juristët eminentë të Këshillit të Evropës mund të jetë Komisioni i Venedikut, por jo në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës” – pati deklaruar ate kohe kryeministri Kurti.

Advertisement