Connect with us

Kosova

Largimi i Albin Kurtit nga risjell “vëllazërinë” serbo-shqiptare

Ian Bancroft, një ish-diplomat që ka shërbyer në Kosovë dhe Serbi në kuadër të misioneve ndërkombëtare, ka konsideruar se progresi në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd do të varet nga një numër faktorësh, por një aspekt i rëndësishëm në këtë kontekst, ka shtuar ai, janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Bancroft ka argumentuar se nëse kryeministri Albin Kurti, do të rrëzohej nga pushteti, atëherë ka mundësi për rivendosjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht duke qenë se partitë opozitare në vend bëjnë thirrje për një koordinim më të ngushtë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës – diçka që i ka munguar ekzekutivit aktual.

“Do të ketë një gjendje të pashmangshme të fluksit pas krijimit të një ekipi të ri dialogues, plus që ka perspektivë për zgjedhje të mundshme të parakohshme në Kosovë. Nëse Kurti do të rrëzohej, atëherë ka mundësi për rivendosjen e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, teksa opozita argumenton se duhet koordinim më i mirë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës” – deklaroi ish-diplomatio.

Bancroft ka vlerësuar gjithashtu se ngritja e së djathës ekstreme në Bashkimin Evropian (BE), kombinuar nga rikthimi i mundshëm i Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara (SHBA), mund t’i ndërlikojë gjërat për Kosovën, posaçërisht në kohën kur marrëdhëniet midis vendit të vogël ballkanik dhe bashkësisë së organizuar ndërkombëtare janë pothuajse në gradën e fundit.

“Nëse forcat e krahut të djathtë veprojnë ashtu sikurse është parashikuar  – dhe nëse Trumpi kthehet në presidencë – atëherë është e vështirë të shihet se si Kosova do të ecë më mirë në qarqet ndërkombëtare pa një ndryshim thelbësor kursi. Nëse Kurti mbetet në pushtet, mund të pritet vazhdimi i rrugës aktuale të antagonizmit” – ka shtuar mes tjerash ai në një intervistë.

Kosova dhe Serbia supozohet se arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar. Por, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme, ata nuk kanë arritur t’i bindin palët që ta zbatojnë të njëjtën, ndërsa një raund i ri në kuadër të dialogut pritet të mbahet më 26 qershor.

 

Advertisement