Connect with us

Aktualitet

“Antonio Gramshi”/ Promovohet libri më i fundit i autorit Jaup Zenuni

Ne mjediset e Kolegjit Universitar te Biznesit u organizua promovimi i librit “Antonio Gramshi” i autorit Jaup Zenuni, botim i Akademise se Shkencave. Kjo veprimtari e inicuar nga Shoqata Atdhetare dhe Kulturore “Gramshi” pati si organizator Kolegjin Universitar te Biznesit, Akademine e Shkencave dhe Institutin italian te kultures. Moren pjese dhe folen mbi figuren poliedrike te Antonio Gramshit te sjelle me vertetesi dhe referenca te shumta nga autori, perfaqesuesi i ambasades italiane diplomati Giacomo Montemarani, rektori i Kolegjit Universitar te Biznesit Prof. Dr. Ylber Bezo, drejtori i Institutit Italian te Kultures z. Alessandro Ruggera, Prof. As. Dr.

Maringlen Kasmi dhe Prof. As. Dr. Simon Gega. Te gjithe folesit evidentuan vlerat e intelekrualit te madh Antonio Gramshi si filozof, estet, politikan, gazetar dhe qendrestar i guximshem ndaj qeverise fashiste te Musolinit. Zoti Montemarani midis te tjerash u shpreh se ashtu si ne Shqiperi ka shume rruge dhe sheshe me emrin Skenderbej edhe ne Itali ka shume sheshe e rruge me emrin Antonio Gramshi. Ai theksoi gjithashtu se disa prej ideve te Gramshit jane aktuale edhe sot. Drejtori i Institutit Italian te Kultures, z. Ruggera theksoi midis te tjerash se figura e Antonio Gramshit sherben si ure lidhese midis dy popujve tane.

Ai u shpreh se autori Jaup Zenuni duhet pergezuar per faktin se sjell per lexuesin shqiptar nje biografi te kesaj figure te madhe qe ne Shqiperi ende njihet pak. Prof. As.Dr. Maringlen Kasmi u ndal me ne detaje mbi vlerat e librit te autorit Jaup Zenuni. Prof. As. Dr. Simon Gega hoqi disa paralele midis zhvillimeve politike ne Itali ne kohen kur Gramshi pati kulmin e veprimtarise se tij politike me situaten aktuale ne Shqiperi.

Ai vleresoi punen skrupuloze te autorit per ta sjelle sa me te gjalle para lexuesit shqiptar kete figure te shquar. Ne fund autori falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen dhe evidentoi se i eshte dashur nje pune kerkimore dy vjecare per shkrimin e ketij libri duke iu referuar 53 librave dhe artikujve shkencore botuar mbi jeten dhe veprimtarine e Antonio Gramshit.

Advertisement