Aktualitet
RRËNJËT e dukurisë “ONKOLOGJIK” janë 33 vjeçare…
Nga Tritan Kalo, mjek
“Shqipërinë e bëmë, tani duhet të bëjmë shqiptarët” shprehej një Rilindas i madh, por edhe 112 vite pas 28.11.1912 ne nuku po mundemi të kemi individin shqiptar bartës të më shumë virtyteve në raport me bartjen e shumë veseve… Demon-kracija e këtyre 33 viteve po çon më shumë hulli në këtë drejtim…. “Homo medicus” nuk bën përjashtim nga pjesa tjetër e turmës së “Homo demoncraticus”…. “Syri ynë vigjilent”, syri i tërë “il poppolo albanese” më shpejt “kap qimen dhe jo traun e problematikës”…..
Po ashtu ai ecën në jetë sipas “parimit nastradinian”, që për sa kohë unë nuk prekem direkt nga një dukuri negative, përse duhet të shqetësohem për ekzistencën e saj…. JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”, me të justifikuam të kaluarën e para 31.03.1991, dhe i paraprimë asaj çka do të vinte pas kësaj date…… A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë çka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?!….. Të mos harrojmë edhe faktin tjetër se sa herë që Qeveriu i radhës ka probleme madhore klepto-korruptive, në menaxhimin e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të Shqipërisë së këndej Drinit, të na shfaqet “një grup i strukturuar armiqësor në Shëndetësi”…. Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”, dhe nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….
A u ndëshkua kush për këtë braktisje të spitaleve, poliklinikave apo ambulancave në rrethet përkatëse, ASKUSH…… SOT ata janë shumica dhe duhen breza për ti zëvendësuar….. Mjekët e rinj vështirë ta ndryshojnë këtë situatë sepse askush nuk po ua hap vendin meritor, ndaj ata/ato në shumicën e tyre po marrin udhët e botës….. Megjithatë “Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma” (ER)…. Nga ana tjetër e “barrikadës politike”, po presin të riciklohen ata që e iniciuan këtë thejqafje të Shqipërisë dhe në veçanti të Shëndetësisë Publike…. KU jeshmë asgjëkundi, ku o të vemë kërkund!!! VËNDIT në çdo qelizë të funksionalitetit të Shoqërisë i duhen individë të pa përlyer në çorbën klepto-korruptive të këtyre 33 viteve…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!