Sport
Njësoj si Spanja dhe Portugalia, Italia bëhet kampionia e tretë radhazi që…
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/SPORT-40.jpg)
Italia është eliminuar nga kampionati Europian pas disfatës 2-0 me Zvicrën në fazën e 1/8-ave.
Kjo fazë duket se është kthyer si një “mallkim” për kampionet në fuqi, me “Azzurrët” që përsërisin një statistikë interesante.
Italia bëhet kampionia e tretë në fuqi që eliminohet në fazën e 1/8-ave të kampionatit Europian.
Në 2012, Spanja fitoi Europianin dhe katër vite më vonë u eliminua nga Italia në 1/8-at. Portugalia triumfoi në Francë në 2016, ndërsa në “Euro 2020”, Ronaldo me shokë u eliminuan në 1/8-at nga Belgjika.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)