Connect with us

Kosova

Zilia dhe urrejtja për Vuçiçin dominon Kurtin/ Sipas “postjerit” të Beogradit…

Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçevic, pas kërcënimeve të ministrit të Brendshem të Kosovës, Xhelal Sveçla se do ta arrestonte presidentin serb Aleksandar Vuçiqin nëse vinte në Kosovë, tha se askush në Prishtinë nuk ka as një të miliontën e kapacitetit politik, fuqisë intelektuale dhe forces morale te Presidentit të Serbisë.

“Fakti që një zyrtar i vetëshpallur i një shteti të rremë komenton Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një tregues tjetër i shkallës jashtëzakonisht të lartë të zilisë dhe urrejtjes që dominon politikën e Albin Kurtit”, ka shkruar Vuçevic në rrjetin social “X”

“Zilia sepse në Prishtinë nuk e kanë, as do ta kenë kurrë, as një të miliontën e kapacitetit politik, të forcës intelektuale dhe moralit të Aleksandër Vuçiqit. Urrejtja, sepse ata nuk munden, me gjithë mbështetjen e njerëzve me mendje të njëjtë në opozitën serbe, të zvogëlojnë nivelin e lartë historik të mbështetjes që presidenti serb Aleksandar Vuçiq gëzon në mesin e popullit serb” – theksoi kreu I qeverise serbe

Kujtojmë se në komunat në veri të Kosovës janë shfaqur postera me imazhin e Aleksandër Vuçiqit dhe mesazhin “Komandant Suprem, të presim”.

Policia e Kosovës është në kërkim të personave që e kanë bërë këtë, ndërsa prokuroria ka hapur hetim për “përhapje të urrejtjes” –  tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Advertisement