Connect with us

Kronike

Del FOTO/ Piu fotoksinë para SPAK, kush është ish-kreu i PD Lezhë që tentoi t’i jepte fund jetës (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë para dyerve të SPAK, ku një 63 vjeçar ka pirë fostoksinë.

Burimet mediatike bëjnë me dije se personi është identifikuar si ish-kreu i PD Lezhë, Pal Trashaj i datëlindjes 1961, i cili ka kryer aktin e rëndë pasi nuk është pritur nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Pal Trashaj pasi ka konsumuar helmin është transportuar në spital, ku gjendja paraqitet e rëndë.

Deri tani nuk dihet shkaku që ka çuar 63-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë për jetën.

Pasi piu helmin, Pal Trashaj 
  • Çfarë njofton policia për ngjarjen e rëndë?

“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Advertisement