Aktualitet
Skandali te Onkologjiku/ Alketa Pere ‘fundos’ kolegun Edmond Gashi
Mjekja e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, Alketa Pere, pjesë e panelit të Top Story tha se kolegu i saj Edmond Gashi pëlqen të ketë punë në klinikën private.
Ajo theksoi se shitblerja e ilaçeve dhe gjysma e dozës nuk janë aplikuar në Spitalin Onkologjik.
Alketa Pere: Gashi e pëlqen të ketë punë në klinikë private dhe Gashi në këtë mesele ka rënë pre. Shitblerja e ilaçeve dhe gjysma e dozës, të rrinë pacientët të qetë që janë trajtuar në mënyrën më shkencore të mundshme në atë spital.
Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private.
Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.