Connect with us

Pinknews

“Shqipja është kokëfortë por unë jam më shumë”/ Blerando kërkon ndihmën e ndjekësve

Ish-banori i  njohur i BBK2 Blerando, u ka bërë një pyetje ndjekësve të tij me anë të një postimi në InstaStory ku thotë: “A mja bo une follow Shqipes apo Shqipja mua, Shqipja është pak kokëfortë por unë jam më shumë,”-përfundon ai.

Të dy-ish banorët janë përfolur shumë kohët e fundit në median rozë, pasi Shqipe Hysenaj është bërë pjesë e videoklipit më të ri të Blerandos. Dyshja u komentua shumë brenda shtëpisë së BBV për një pëlqim midis tyre. Më pas ata u tërhoqën duke deklaruar se janë thjeshtë shokë dhe se kështu do të vijonin të ishin gjithmonë.

Edhe pse fansat donin ti shihnin bashkë, pas daljes së tyre nga shtëpia ata përsëri nuk e vazhduan pëlqimin e tyre. Dyshimet se ata mund të kishin rinisur diçka lindën kur të dy u shfaqën në InstaStoryt e tyre me tuta të njëjta, më pas Shqipja u pa në videoklipin e këngëtarit.Duket se të dy personazhet kanë filluar të nisin një marrdhënie të re midis tyre, si miq apo si çift kjo mbetet për tu parë.

Advertisement