Kronike
Tjetër tentativë vetëvrasje, 64-vjeçarja pi fostoksinë
Një tentativë tjetër vetëvrasjeje është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kuç të Zi.
Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 64 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën.
Gruaja është transportuar në spital, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes