Connect with us

Bota

Laburistët sigurojnë shumicën në zgjedhjet britanike

Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisje nga Partia Konservatore DHE udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik. Partia e tij pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

Elektorati duket t’i ketë dhënë një goditje të madhe konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010. Ata pritet t’i kenë 131 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit.

Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e reduktuan shumicën e konservatorëve. Aktualisht, konservatorët kanë 344 vende, kurse laburistët 205.

Rezultatet e plota të zgjedhjeve të sivjetme priten gjatë orëve të ardhshme.

Advertisement