Bota
Euro false, si porositen kartmonedhat përmes platformave online/ Paguaj 500 dhe merr…
Njëherë e një kohë, falsifikatorët ishin ‘artistë’ të vërtetë të krimit: të duhej një shtypshkronjë dhe dikush që mund ta përdorte atë.
Kartëmonedhat e falsifikuara shiten përmes rrjeteve sociale apo platforma të ndrsyhme.
Kështu në grupe të ndryshme të Telegram reklamohet shitjen e kartëmonedhave false. Mjaftojnë 500 euro për të blerë 7 mijë, por nëse do të investoheshin 2 mijë euro premtohen kartëmonedha me vlerë 35 mijë, dhe me investimin 5 mijë mund të ofrohen 50 mijë. Por të gjitha janë kartëmonedha të falsifikuara. Edhe për kartat e klonuara, gjithçka që duhet të bëni është të pyesni: ato janë të disponueshme me tarifa dhe lista çmimesh të veçanta.
Ata që prodhojnë para të rreme sigurojnë edhe për cilësinë e mallrave. Sipas premtimit të falsifikuesit, kartëmonedhat duhet të kalojnë testet e dritës UV. Në të njëjtin kanal, në të cilin janë abonuar më shumë se 2 mijë persona, u postuan video që do të vërtetonin kalimin e testit të stilolapsit, një nga metodat e përdorura për të verifikuar vërtetësinë e kartëmonedhave. Por çfarë duhet për të prodhuar para të falsifikuara? Elementet bazë janë një shtypshkronjë e vogël, letër e veshur, letra holografike dhe bojë. I gjithë materiali mund të porositet përmes faqeve të internetit.
Ka qindra, nëse jo mijëra klientë, siç tregohet nga hetimet e fundit të kryera nga seksioni i kriptomonedhave të komandës të Karabinierëve kundër falsifikimit dhe dërgesat nuk bëhen vetëm në Itali, por edhe në disa vende të tjera.
Një 28-vjeçar nga Casarano, në provincën e Leçes, u arrestua nga karabinierët të cilët zbuluan në shtëpinë e tij një shtypshkronjë të vërtetë klandestine: nga dhjetori i vitit 2022 deri në majin e kaluar, ai dyshohet se ka bërë të paktën 163 dërgesa me pako që përmbanin tufa me kartëmonedha false me prerje 5, 10, 20, 50, 100 euro, duke përdorur edhe etiketat e krijuara nga një faqe e njohur e internetit për shitjen e rrobave të përdorura për t’u vendosur në zarfet që do të dërgohen, për të shmangur kontrollet.