Connect with us

Kosova

Osmani në Washington, takohet me O’Brien, ja çfarë diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien me të mbërritur në Washington D.C. Kjo vizitë e Osmani atje ka ardhur pas nëj ftese nga Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s. Osmani tha se pati “diskutim pëmbajtësor” me O’Brien, me të cilin tha se folën për rëndësinë e bashkëpunimit.

“Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, shkroi Osmani në Facebook.

Osmani tha se folën edhe për dialogun me Serbinë dhe rolin e SHBA-së në proces.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi,” shkroi ajo.

Gjatë qëndrimit në Washington Presidenca tha se Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë.

Advertisement