Connect with us

OPINION

Të gjithë dinë të vjedhin, por kapen vetëm ata që nuk dinë të fshehin

Nga Pandeli Bardhi

Dihet që hajdutët në këtë Sistem, janë të shumtë , të “licensuar” apo jo nga Shteti, por kapen vetëm ara që nuk dinë të fshehin, me apo pa ndihmën e shtetit.. Ata , janë kudo në Kupolën e shtetit, në bazë e në qendër, janë të shpërndarë nëpër Partitë por sidomos te “Rilindja”. “Ajsbergu”, nuk është ai që duket mbi ujë por është i tëri nën ujë. Ja të marrim Ilir Beqajn. Ky është “megahajdut” por e ul kokën si ariu dhe nuk di të fsheh nga uria që ka, por edhe “merakun” e ka që të “shtojë” sa më shumë në arkën e shtetit! Besoj të gjithëve ju kujtohet kur propozoi, “Ushtarakëve, t’u ulet pensioni sepse marrin shumë..”! Si hajdut është profesionist, nuk di të “manovrojë” sepse ai, i sheh e dëgjon mediat që disa i thonë “Beqja” e disa të tjerë i thonë “Beqaj” dhe po të manovronte si Iliri që shpëtoi si spiun i sigurimit vetëm për një germë “J”, edhe Beqja do të kishte shpëtuar nga prangat, po t ‘i thoshte: “nuk jam “Beqja” por jam “Beqaj”!.

Janë shumë titullarë dikasteresh apo Kryetarë të Bashkive, që kapen apo akuzohen, sepse vjedhin, por ose nuk dinë të fshihen, ose i shpëton “ndihma” nga Shteti, i cili ky, asnjëherë nuk i denoncon në SPAK dhe Dumani, me të drejtë ankohet. A nuk ka patur shumë të drejtë studiuesja angleze Edith Durham e cila qysh njëqind e dhjetë vite më parë shkruan.”: “Ngjarjet tragjike, përditë e të shpeshta që ndodhin lajmërohen nga kambanat.. Dallimet nga një fis në tjetrin, nga një fshat në tjetrin tani ndodhin në c ‘do konak, në c ‘do Zonë. Gjithkush, të parët qeveritarët dhe politikanët, duhet të shprehin vullnet për të bërë pengimin e krimeve, jo me katarsis “shpirtëror”, por me shpronësimin e pushtetarëve urdhërues…”! As Shteti vetë, as politikanët, as institucionet, jo vetëm nuk denoncojnë krimet, por përdorin të gjitha mënyrat që ato t ‘i fshehin dhe më pas kur i dalin, fajësojnë drejtësinë.

Drejtësinë duhet ta ndihmojnë të gjithë që nga qytetari i thjeshtë e deri tek Organet e Shtetit që “flenë” edhe kur I dhjetëfishohen pagat. Shteti, nuk mund ta kryejë këtë mision të vështirë, edhe t ‘i emërojë në detyrë “”Ujqërit” edhe t‘ua sjellë “mëlçitë nga larg apo nga afër edhe t ‘i denoncojë në SPAK. Nuk mund ta bëjë këtë. ..Kush e vendosi Arben Ahmetin, Beqajn e të gjithë ata që shteti i emëron aty ku ka me bollëk që ata, njërën dorë ta mbajnë në “revani” e tjetrën në “bakllava”? As kriminelët, drogaxhinjtë, trafikantët, falsifikatorët, etj, nuk janë vetëm ata që kapen si të tillë, As policë, administratorë, shtetarë, Kryetarë vendor, gjyqtarë etj nuk janë vetëm ata që kapen duke fshehur krimin e ndihmuar kriminelët, e që bëhen palë me ata, por janë shumë më tepër. Të tillë janë të shumtë në radhët e shtetit, e Organet e tij, por kapen vetëm ata që nuk dinë të fshihen dhe si të tillë, Shteti i flak, si ata mbi 25 policë të kufirit që punonin për xhepat.

Kjo është hi gjë përpara dëmit që i kanë sjellë shteti këta shtetarë “kontrabandë” në Shtet. Të tillë, ka në arsim, ka në shëndetësi, në transport, kudo në institucionet e shtetit dhe organet apo “levat” e tij. Ah sikur të bëhej e mundur që të shihet njëherë tërë “Ajsbergu” që është nën ujë. Për të mos vazhduar në pafundësi me c ‘do hallkë të këtij Sistemi, me c ‘do titullar të kësaj “Piramide” e përmbyllim me një fjali që i tërë ky sistem, është i infektuar dhe jo vetëm kaq, por edhe c ‘do skandal që zbulohet dhe kur them që zbulohet, janë ato që “marrin dhenë” sepse ka edhe shumë të tjera që fshihen”, e c ‘do përgjim që kryhet nga Organet e Drejtësisë, shtetarët, dhe titullarët e dikastereve hiqen si triumfatorë, si “heronj” për këtë “sukses” që e quajnë “meritë” e tyre. sikur të kenë zbuluar ndonjë “Planet”. Skandalet e njëpasnjëshme që janë zbuluar, janë punë ose e organeve të drejtësisë ose e medias, që për hir të së vërtetës, jo pak kontribut kanë në këtë drejtim. Ka një problem madhor në këtë mes. Jo në pak raste, ka ndodhur që pritet të ndodhi një skandal, që të merren masa si për të treguar që po i hyjnë çështjes “me themel”!

Para disa kohëve, kujtojmë një palo Drejtoreshë që i thyen krahun një fëmije në kopësht. Po e lëmë mënjanë sjelljen e saj prej një harbuti me një fëmijë dhe . hetimi që u krye për këtë problem nxori në pah që Kopshti ishte i palicencuar. Duke gërmuar më tej, na dolën që sipas statistikave, ishim më shumë se tetëdhjetë të tillë në tërë Shqipërinë, dhe nga këta vetëm tridhjetë e shtatë në Kryeqytet. Një qymez, i ndërtuar pa lejë, nga banori në oborrin e tij, “Shteti vigjilent” i fut fadromën dhe mirë bën, është i paligjshëm, Po këta dhjetra e qindra punonjës që marrin paratë e shtetit “pa lejë” apo i vjedhin me ndihmën e shtetit, kush e ka përgjegjësinë? Ku është pushteti vendor dhe organet e tij? Shteti pret që të ndodhi ndonjë vrasje që mos paçim të tilla sepse janë jetë njerëzish, janë bij nënash. Ja edhe në Fakultetet arsimore, shefat, Rektorë e Profesorë, rrihen me grushta, Nuk ka merr mëndja që të hetohen skandalet e shumta të kësaj natyre sepse edhe nuk kanë kohë organet e shtetit, por edhe janë të shumta, por një gjë është e sigurt. Nuk e kanë hallin për të përmirësuar arsimin, por kush të vjedhim më shumë…

E vërteta, asnjëherë nuk del në shesh sepse po të dali, del në pah, “kalbësira” e Sistemit. Të gjitha hallkat e Sistemit mendjen e kanë që edhe skandalet e shumta të mbulohen që të përfitojnë sa më shumë. Po të mos paguash, lapsi i avokatit, i prokurorit, i gjykatësit, i hetuesit,i noterit etj, etj kthehet nga e kundërta, As më shumë e as më pak, nga të gjithë, “fajtor” është viktima, pa c ‘ka që nxitet urrejtja, dhe mosbesimi tek organet e shtetit, dhe qytetarët zgjedhin vetëgjyqësinë sepse ka humbur besimi tek shteti dhe organet e tij. .Edhe ky, është njëri nga burimet e të keqes, ku buron urrejtja, ku buron krimi e do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtu është një kaos i vërtetë por mjerë ai që bie preh dhe po të presë drejtësi, gjen rrugën më të shkurtër të pijë fostoksinë. Askush, as institucionet, as organet e kontrollit të shtetit, nuk funksionojnë.

Rasti më i fundit i Spitalit Onkologjik flet qartë për paaftësinë e administratës në shëndetësi aq sa edhe Ministrja Koçiu habitet dhe “revoltohet”! “Do merren masa dhe do të ndëshkohen fajtorët”, thotë. Por Koçiu, nuk është më shumë fajtore nga Manastiriliu, e cila kjo, di të fshihet apo e fsheh Shteti. I tërë sistemin shëndetësor është katrahurë dhe “bir Selman i nënës kë të qaj më parë”. Spitalet shtetërore janë fare kor së koti, sepse nuk bën dot asnjë analizë sepse shteti nuk ka reagent të cilën të gjithë e dëgjojnë qysh dekada vite më parë. As aparaturat Mjeku shtetar, nuk i vë në funksion që pacientët të shkojnë në Klinikat private të Mjekësisë. Edhe barnat e kushtueshme mungojnë në këto Spitale, që pacientët t ‘i blejnë “lirë” tek privati. Mjerë ju o pensionistë që shteti ju “vret” edhe me “thërrimet” e pensionit, edhe me asnjë lloj shërbimi shëndetësor, edhe me çmimet katastrofike..Ju o pensionistë, e paguani me një pension mujor shërbimin “falas” në Spitalin publik, kurse një “buzëqeshje” në Klinikën private, që ta paguani, duhet të mblidhen pensionet e pensionistëve të një Lagjeje të tërë në Kryeqytet. Ky është shërbimi shëndetësor këtu në këtë vend të pasur nga Natyra, por me banorët më të varfër se kurrë. Mjekët kërkojnë të pushojnë në Ishujt Maldive, vetëm me tre operacione, bëjnë pazar jetën! Të gjithë kanë bërë betimin e Hipokratit, por pak janë “Hipokratë” dhe shumica janë Hipokritë! Thuhet që puna, matet me rezultate konkrete. Dakord, po këto organe të shtetit tonë, me Պ‘farë e matin punën e tyre.

Ja, mbani vesh e dëgjoni. “Gjatë këtij muaji janë vendosur 530 gjoba për drejtuesit e automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit, janë proceduar 120 të tjerë, i është hequr leja e drejtimit të automjetit 70 të tjerëve dhe 20 të tjerë janë arrestuar, apo “këtë periudhë, kemi më pak vdekje nga aksidentet nga e njëjta periudhë e një viti më parë”! “Sukses” I madh ky, sepse ato të vitit të kaluar janë harruar. Të gjitha këto, Shteti i quan “suksese”! Po të realizohet “plani” i gjobave, po u ka hequr lejët e drejtimit dhe po ka arrestuar disa hajdutë që vjedhin energjinë elektrike, shteti ka realizuar detyrat dhe duhet të shpërblehet! Kish të drejtë një Shef qarkullimi në Korçë që i thoshte vartësit “ Në drekë po nuk më sollët pesë gjashtë gjoba dhe “të majme” më mirë të mos më vini..”! Më keq akoma, kur shteti nuk e kupton që këto “suksese” janë mangësitë e punës së tij, sepse Shteti, më parë parandalon, edukon e më pas ndëshkon.

Por ama, është edhe kjo e vërtetë që po të ishin ekzekutuar të gjitha sa thuhen, as burfhet nuk do të kishin vende por asnjë makinë nuk do të kishte në qarkullim.. Fjalë, fjalë imzot.. Po me mbjelljen, kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike ? “Jemi si jo më mirë “ thotë Shteti, sepse janë prerë 10, 499 bimë narkotike dhe janë shkatërruar mbi 20 të tilla. “Krahasuar me vitin e kaluar, jemi më mirë” thotë Shteti i “kënaqur” sepse viti i shkuar është harruar.. Përsëri Shteti, nuk e kupton që bimët narkotike, janë si puna e barit kur shkruante Migjeni që “Rinia është si bari i kositur, që lind ma i shëndetshëm.”! Kështu është edhe puna e bimëve narkotike që “kositen” si puna e jonxhës por lindin të tjera edhe më të shëndetshme,edhe më të cilësishme, por edhe në sasi më të mëdha…! Vallë kjo është mënyra për të ndaluar drogën që shteti mburret ?

Shteti mburret që ka prerë degët dhe “gjethet”, por mburrja e vërtetë është kur ky fenomen, shkulet nga rrënjët, jo me kosa e me kosore, por me punë të të gjitha organeve të shtetit që askush nuk e ka mendjen tek puna, askush nuk e ka mendjen për të bërë diçka në interes të vendit. Të tëra të këqijat i kemi parë, por një të mirë nuk po shohim apo një patriot të vërtetë nuk po shohim, e as nuk kemi për të parë. Vendi sot ka aq parcela me bimë narkotike ndoshta më shumë sa kishte në kohën e Komunizmit parcela me misër e grurë, me elb, thekër e foragjere.

Advertisement