Connect with us

Kosova

Boshnjakët po shkatërrojnë Marrëveshjen e Dejtonit, Vuçiç pret që SHBA-të të reagojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se fjalët e ministrit të Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Zukan Helez, se Marrëveshja e Dejtonit ishte një “gabim i madh” tregon se nuk janë serbët, por lidershipi boshnjak që po e shkatërron atë dokument, duke shtuar se pret reagimin e Ambasadës Amerikane në Sarajevë, por edhe të zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Vuçic, për TV Pink, po ashtu theksoi se lajmi se ministri i Jashtëm i BeH-së Elmedin Konakovic pranoi se nuk kishte asgjë të diskutueshme në praninë e kadetëve të ushtrisë serbe në përkujtimin e përvjetorit të vuajtjeve të serbëve në Kozarë, kaloi thuajse pa u vënë re.

Në përgjigje të deklaratës se nga Sarajeva ka thirrje për prishjen e Marrëveshjes së Dejtonit, për deklaratën e Helezit Vuçiq tha se deklarata e ministrit është shumë serioze, sepse tregon se boshnjakët janë ata që po e shkatërrojnë Dejtonin.

“Është një deklaratë e sinqertë dhe prandaj pyes Jim O’Brien dhe të gjithë ata që merren me Ballkanin në SHBA – pse nuk reaguat? Pse heshtni për deklaratat se Marrëveshja e Dejtonit ishte një gabim.” – pyeti Vuçic dhe theksoi se kjo deklaratë vërteton se serbët gjatë gjithë kohës janë të ekspozuar ndaj akuzave.

“Ata thonë se është e keqe dhe se duhet të prishet. Dhe kush po e shkatërron paqen në Bosnje dhe Hercegovinë? Kush dëshiron diçka tjetër përveç paqes dhe jetës së përbashkët?” – deklaroi presidenti serb dhe shtoi se nuk mendon se janë qytetarët që duan shembjen e Dejtonit, por udhëheqja boshnjake, si dhe, siç tha ai, “disa nga perëndimi që mendojnë se janë shumë të zgjuar dhe që luajnë me zjarrin, duke akuzuar të tjerët se po luajnë me zjarrin”.

“Një deklaratë e tillë është shumë e rrezikshme dhe të shohim a do të reagojë ambasadori amerikan në BeH, i cili shkruan 500 trakte në ditë për Milorad Dodik-un…” – potencoi Vucic.

Presidenti serb, duke iu referua edhe deklaratës së Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, në një intervistë për listën kroate Veçernji, e cila tha se u ka bere thirrje të gjithëve që të ndihmojnë forcat demokratike në Serbi për largimin e Vuçiqit, deklaroi: Epo, njiheni Kosovën e pavarur, pranoni se serbët janë kriminelët më të këqij ne botë, se kanë bërë gjenocidet më të këqija, reale apo jo… Unë nuk do të marr pjesë në këtë poshtërsi”.

Advertisement