Connect with us

Politike

‘E keqja nuk po njeh më limite’/ Çupi: Bulevardi do të mbushet, Shqipëria po lëngon

Deputetja e PD Dhurata Çupi, pak përpara nisjes së protestës së sotme, në një intervistë për News 24 tha se opozita sot është më e bashkuar se kurrë.

Çupi theksoi se bulevardi do të mbushet plot. Sipas saj, e keqja me këtë qeveri nuk njeh limit dhe Shqipëria sot vetëm lëngon.

“Opozita sot është më e bashkuar se kurrë. Shqipëria sot është më e varfër dhe më e shpopulluar. Bulevardi do të mbushet, sepse e keqja nuk po njeh limite. Shëndetësia dhe arsimi janë në situatë tepër të rëndë.

Është e trishtë që gjysma e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen dot me tre vaktet, nuk ka dhimbje më të madhe se kjo. Pensionet janë tepër të ulëta, sa me to nuk mund të jetosh si njeri. Masa ndaj Berishës është e padrejtë dhe të tillë e cilësojnë shumica e shqiptarëve”, u shpreh Çupi.

Advertisement