Pinknews
“Jam krye-shushka më e madhe në ekran…”/ Çfarë ndodhi me Alesia Bamin? Trondit me deklaratën
Mbrëmjen e djeshme u përmbyll edhe rrugëtimi i “Top Arena” me mbylljen e Euro2024.
Një nga personazhet që vjen herë pas here në program, Visjan Ukcenaj në rolin e “Minionit”, këtë herë është shfaqur me çmime e dhurata në këtë mbrëmje finale, duke i dhuruar moderatores Alesia Bami kupën e më të mirës, “krye-zhabës” (referuar shprehjeve të tij në rol)
“Çmimi i parë, për krye-shushkën e Top Arenës. Është një çmim special dhe sigurisht e merr më e mira, krye-zhaba, më e mira, krye-shushka, Alesia Bami. Urime!” – ka thënë Minioni duke i dorëzuar trofeun.
“Faleminderit! Ndihem shumë e vlerësuar për këtë çmim, jam zhaba më e madhe që ekziston. Për të mira ta shpërblefsha!”, u shpreh Alesia duke bërë gjithë studion të qeshë.