Connect with us

Aktualitet

“Legen, këllirë, s’jam shoku jot”, shpërthejnë në ofendime Dhuli e Bido:Ti punon për Vorio Epirin, ik nga studio

Ndërsa në studion e Top Story po diskutohej për çështjen e Himarës dhe zgjedhjet e 4  gushtit, studiuesi Ardit Bido dhe përfaqësuesi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Bido i tha se ai punon për Vorio Eprin, ndërsa Dhuli iu kthye duke i thënë se duhet të lajë gojën para se të thotë diçka të tillë për të. Por debati ka shkuar edhe më tep më përdorimin e fjalëve fyese, kur Dhuli i tha Bidos, “këllirë”, e ky i fundit kërkoi largimin e tij nga emisioni.
Pjesë nga debati:

Dhuli: Në emisionin e parafundit kam thënë, në këtë studio, kam thënë që unë do ta preferoja kandidatin lab. Këtë e kam propozuar dhe në rrethet tona të diskutimit. Pse e kam propozuar të tillë? Edhe me riskun se mund ta humbisnim atë garë. Çfarë rrezikonte kjo? Rrezikonte që atë garën elektorale ta kthente në një betejë shqiprtaro-greke.

Bido: Dhe tani zgjodhët një vorio-epiriotist.

Dhuli: Jo, kjo s’ka lidhje.

Bido: Që mos të kthehet në shqiptaro-greke, të mbështesim vorio epirin. Ju të djathtët, konservatorët.

Dhuli: Po mirë mo burrë i dheut, ki durim, duro. Do ta mundim prapë Edi Ramën ne atje, duro.

Bido: Munde me shqiptarë, munde me njerëz që janë patriotë të asaj zone, që kanë treguar se i fitojnë votat. Pse po tenton sot me vorio-epir, pse ju sot po mbështesni vorio-epirin? Kjo është pyetja.

Dhuli: Kush po e mbështet vorio-epirin?

Bido: Ju!

Dhuli: Thirri mendjes se ke ikur fare nga mend e kokës. Ke ikur fare. Thirri mendjes. Zbrit në tokë.

Bido: Ti je krenar që ke nënën Greqi pas? Se për gjithë himariotët po flet ai robi.

Dhuli: Po unë s’jam grek. Ai flet për ata himariotë që ndihen grekë.

Bido: Ai është që deklaroi se 70% e himariotëve janë grekë. Ai që mbështesje ti dhe që mbështet ti.

Dhuli: Ai flet për ata që deklarohen grekë, jo për mua. Po ti s’je i vëmendshëm, se e ke mendjen te Edi Rama kur flas unë. Beleri që flet tani është Beleri i grekëve, nuk është më Beleri im.

Bido: Pra ai ka 30 vite që punon për vorio-epirin, sot gënjen publikun dhe bën fushatë.

Dhuli: Vorio-epiri është një idiotësi e paimagjinueshme, që çuditërisht vjen në studiot tona dhe me këtë marrin klikime lloj-lloj fantazmash.

Bido: Sot, ju të djathtët, që jeni shumica e opozitës. Jeni më shumë se dyfishi i votave greke në Bashkinë Himarë. Ju sot, opozita, zgjodhët të mbështesnit një person që punon për vorio-epirin. Nuk zgjodhët një himariot, shqiptar apo grek të Himarës që nuk punon për shtet të huaj dhe nuk është anti-shqiptar.

Dhuli: Ti s’e kupton këtë, se s’ke lidhje me atë zonë fare. Flet në ajër kot.

Bido: S’kam unë lidhje me atë zonë?

Dhuli: Belerin kryetar bashkie e bënë shqiptarët, s’e bënë grekët. Kam thënë që oligarkëve që iu shërben ti, do t’iu shembet trau i Kakomesë. Është premtimi i parë që duhet të shembet.

Bido: Unë s’mbështes asnjë parti. Unë jam kundër vorio-epiriotistëve si ty.

Dhuli: Kujt i thua vorio-epiriotist ti? S’mund të më thotë vorio-epiriotist e të dalë kaq kollaj.

Bido: PD mbështet një irredentist

Dhuli: Për ty të mundësh Ramën është tradhti

Bido: Ore kujdes gjakun e paraardhësve të ty se po punon për vorio-epirin

Dhuli: Unë punoj për vorio epirin? Më ke flet mo?

Bido: Me ty që mbështet kandidatë të vorio epirin

Dhuli: Ti dëgjo këtu, ti këllirë laj gojën kur të më thuash mua për vorio epirin

Bido: Si the mo? Me kë po flet? Tani ti do çohesh do ikësh nga emisioni se nuk më flet mua në këtë mënyrë

Dhuli: Legen, qepe gojën se nuk jam shoku jot

Advertisement