Politike
Frika për rikthim të tensioneve me Greqinë/ Rama takohet në Londër me Mitsotakis (FOTO)
Kryeministri Edi Rama zhvilluar sot në Londër një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ministrja Spiropali ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, i cili u zhvillua në Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Më herët, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në Oxford.
Në këtë samit është organizuar një pritje për liderët nga Mbreti Çarlsi III dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Gjithashtu, do të organizohen edhe dy tryeza të rrumbullakëta: një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Xhorxha Meloni (Giorgia) dhe kryeministri Rama; një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë, që do të bashkëkryesohet nga presidenti Sharl Mishel (Charles Michel) dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç.