Connect with us

Kronike

EMRAT/ Durrës, plagosi me armë një person, kapet në tentativë për t’u larguar autori i dyshuar

Kapet shtetasi Adil Hizdri, autori i dyshuar për plagosje me armë në Durrës. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes të lënduarit dhe 31-vjeçarit.

Policia bën me dije se nga të shtënat me armë mbeti i plagosur një 70-vjeçar, Fadil Hunda. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

“Plagosi me armë një 70-vjeçar,  dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement