Connect with us

Aktualitet

Andrea Bregasi humbi jetën/ Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: Ishte përdorues i lëndëve narkotike

Pasditen e sotme Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë më një reagim zyrtar në lidhje me ndarjen nga jeta të 33-vjeçarit, Andrea Bregasi. Sipas njoftimit 33-vjeçari ka humbur jetën pas një arresti kardian në spitalin e Fushë Krujës.

Më tej bëhet me dije se viktima ka shfaqur shqetësime rreth orës 14:32 ndërsa është transportuar menjëherë me ambulancë drejt qendrës shëndetësore. Drejtoria e burgjeve njoftoi se Bregasi ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Sipas tyre ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

33-vjeçari ishte arrestuar pak ditë më parë në lidhje me atentatin ndaj Rudolf Zefit në Don Bosko.  Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar qëlloi drejt makinës së shënjestrës të paktën katër herë me armë zjarri. Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë. Bregasi u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 11 korrik në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Reagimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sot, më datë 20 Korrik 2024, shtetasi Andrea Bregasi, 33 vjeç, ka ndërruar jetë në Qendrën Shëndetësore Fushë Krujë për shkak të një arresti kardiak, në orën 14:32. I paraburgosuri ka shfaqur shqetësime dhe menjëherë rreth orës 14:15 është dërguar në ambulancë në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë.

Shtetasi Bregasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte nisur trajtimin me metadon nga stafi mjekësor i IEVP-ve. Ky trajtim synonte të ndihmonte në rehabilitimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Andrea Bregasi është transferuar në IEVP-në Fushë Krujë më datë 12 Korrik 2024.

Shtetasi Andra Bregasi, i biri i Hysen dhe Dhurata, i datëlindjes 09.12.1991, lindur dhe banues në Tiranë. Me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i dënuar, me arsim 8 klasë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. Ky person ndodhet në IEVP Fushë Kruje me statusin e të paraburgosurit.

Me vendimin 454 datë 12.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është dhene masa e sigurimit “Arrest ne burg”, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” te parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu me vendimin 1779 regj. Them datë 14.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është vendour vazhdimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj personit nën hetim Andrea Hysen Bregasi, me vendimin nr. 14 akti datë 05.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në të cilën ai akuzohet për kryerjen e veprave penlae “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” – 22 dhe neni 278/1 i Kodit Penal.

Advertisement