Kosova
Republika Srpska shpallet SHTET i pavarur/ Dodik tregon se çfarë i ka thënë Sarazin
Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se të huajt po mendojnë që territory qe ai perfaqeson të bëhet shtet i pavarur, duke thënë se të njëjtën gjë i ka thënë edhe i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin.
“Sarazin ma tha shumë seriozisht në takim se ai e di se një ditë Republika Srpska do të jetë një shtet i pavarur, por se roli i tij është të na I bëjë të mjerë jetën deri atëherë” – tha Dodik për Televizionin Alternativ në Banja Luka dhe shtoi se “të huajt e njohën si sinonim të politikës serioze, e cila vazhdon dhe nuk ndryshon në qëllimin e saj thelbësor”.
Sipas tij, qëllimi thelbësor është Marrëveshja e Dejtonit për të drejtat dhe detyrimet e RS.
“Nëse nuk na e jepni këtë, atëherë është krejt logjike që ne të mbrohemi kundër gjithë kësaj, dhe mbrojtja jonë është – na jepni një ndarje paqësore, sepse ne nuk duam të durojmë diktaturën tuaj” – theksoi Dodik.
Ai gjithashtu akuzoi të huajt se donin të shkatërronin Marrëveshjen e Dejtonit dhe të kapnin pronat e RS, me një përpjekje për të transferuar pronësinë në Sarajevë dhe se “Sarajeva do duhet te vendose pastaj se kujt tja japë kujt të drejtën për të shfrytëzuar xeheroret.”