Connect with us

Politike

Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi, ish-anëtar i Kryesisë së PD foli për Kodin Zgjedhor dhe listat e hapura.

Ai u shpreh në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News se listat e hapura janë një domosdoshmëri, pasi do të rritet cilësia e Parlamentit.

Në lidhje me Partinë Demokratike, ai u shpreh se drejtohet nga hajdutë të certifikuar të votës, teksa përmendi emra si Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi.

Ndërsa për Lulzim Bashën tha se është një figurë e djegur politikisht dhe se nuk i shërbejnë listat e hapura.

“Edhe në vitin 2018, duhej kundërshtuar masivisht. U përdor një logjikë tillë. Partitë të bënin selektimin e figurave, që gjë dështoi, është e rreme pasi kemi provën e tanishme.

Në PD dhe PS nuk ka demokraci të brendshme. Listat e hapura janë domosdoshmërisht të hapura. Njerëz potencialë duhet të përballin me publikun dhe të marrin vota.

Si rritet cilësia e Parlamentit? Kanë gjysmat e ministrave në burg. Në PD e drejtojnë hajdut të certifikuar të votave, Noka, Vokshi, Bardhi, Bylykbashi. 47 përqind në rang kombëtar emërohen nga kryetarët.

Mashtrimi publik i Gjiknurit dhe Bylykbashit që mbrojnë listat e mbyllura… në thelbin e vetë këto lista avantazh i jep Edi Ramës dhe më pas Sali Berishës. Nëse Berisha ka për synim të fitojë zgjedhjet duhen listat e hapura. Berisha do që një e treta e listës ta ketë me njerëzit e tij besnikë. Beteja për listat e hapura është shumë e rëndësishme.

Kontestimi i zgjedhjeve nga opozita nuk bëhet për arsye thelbësore. Minimumi nga ana teknike i japin avantazh 5-6 deputetë Ramës. Bylykbashi nuk është vetja e tij, po ta nxjerrësh nga ai mjedis, do diskutonte normalisht, ai është i deformuar tani dhe mbron atë që është idiotësi.

Për Luzim Bashën nuk vlejnë listat e hapura, është i vdekur vetë politikisht. Basha është një figurë e djegur politike në vazhdimësi”, tha Elezi.

Advertisement