Connect with us

Kosova

Kufoma nuk është Fatoni, Koci flet nga Beogradi, zbulon se çfarë po kërkon policia serbe

Avokati Arianit Koci në një lidhje direkte nga Serbia ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për të identifikuar trupin e Faton Hajrizit.

Ai tha se ata kanë kërkuar gjithashtu që të bëhet analiza e pështymës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike. Kjo pasi sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.

“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tani pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim. Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, por vetem pjesërisht” – deklaroi Koci.

Gjithashtu avokati deklaroi se ata nuk kanë pranuar që të shihet kufoma e Hajrizit për shkak se sipas tyre është e mbyllur hermetikisht për shkak të dëmtimeve dhe shikimi i trupit të Hajrizit, nuk do t’I lejohet as nënës së tij.

Advertisement