Connect with us

Kosova

Faton Hajrizi, antihero dhe njëri pa vlera, opinioni i Arben Qirezit

Opinionisti Arben Qirezi, ka shkruar një artikull në të cilin ka komentuar figurën e Faton Hajrizit, i dënuar për shumë vepra penale, përfshirë vrasje e tentim vrasje në Kosovë, e që u vra në Serbi, pasi ekzekutoi një polic dhe plagosi një tjetër.

Në shkrimin e tij, Qirezi ka theksuar se Hajrizi është një antihero modern i Kosovës.

“Nëse asgjë tjetër, Faton Hajrizi ka arritur të shndërrohet në një antihero modern, jeta dhe vdekja e të cilit do të jenë subjekt i kontradiktave, këngëve e miteve, e që do ta mbajnë të gjallë atë edhe për shumë kohë si antiheroi më famëkeq i ditëve tona” – ka shkruar Qirezi duke e cilesuar Hajrizin sin je njeri pa ideale.

“Krimet që ka kryer dhe rezistenca e tij e fundit në Serbi u bene për motive krejtësisht personale e që nuk kishin të bënin me ndonjë ideal. Madje edhe po të ishte i udhëhequr nga ndonjë motiv politik, vrasja e policit të Serbisë do të ishte një akt terrorist, gjë që nuk ishte, sepse Faton Hajrizi ishte një njeri pa ideale” – ka shkruar opinionisti I njohur.

“Lartësimi i cubave nuk është fenomen i padëgjuar në pop dhe në folk kulturën e vendeve të ndryshme të botës. Qe ky fenomen ekziston edhe në Kosovë, u pa me rastin e vrasjes së Faton Hajrizit, i cili pasi u arratis nga burgu në Kosovë, në përpjekje për t’u larguar nëpër Serbi, vrau një polic dhe në fund u vra nga policia e Serbisë pas rezistencës së armatosur. Ky glorifikim që i bëhet sot Faton Hajrizit e bën atë një antihero, të tipit të John Dillinger, një kriminel famëkeq amerikan, i cili në vitet tridhjete të shekullit të kaluar, ishte shpallur armiku publik numër një në Amerikë dhe, njëlloj sikurse Hajrizi, qe vrarë nga forcat e FBI-së gjatë një perplasje, pasi kishte refuzuar të dorëzohej. Mbase në të ardhmen do të xhirohet ndonjë film edhe për Faton Hajrizin. A ka ndonjë gjë heroike në vrasjen dhe plagosjen e policeve serb? A ka ndonjë gjë heroike polici në rezistencën e armatosur që ai i bëri policisë në Serbi?

Asgjë heroike nuk kishte aty. Madje këto tregojnë se ai ishte në gjendje të bënte çmos për t’i ikur drejtësisë. Vendosmëria e Hajrizit për të mos u dorëzuar dhe për të bërë rezistencë deri në vdekje mund ta bëjë atë hero të nëntokës, përkatësisht një antihero, por kurrsesi një hero në plot kuptimin e fjalës. Kjo për arsye se ai as nuk ka vrarë ndonjëherë në jetën e tij për atdhe e as që ishte vrarë për atdhe. Krimet që kishte kryer dhe rezistenca e tij e fundit në Serbi u bene për motive krejtësisht personale e që nuk kane të bënin me ndonjë ideal” – ka theksuar ne shkrimin e tij Qirezi duke potencuar: – Nëse asgjë tjetër, Faton Hajrizi ka arritur të shndërrohet në një antihero modern, jeta dhe vdekja e të cilit do të jenë subjekt i kontradiktave, këngëve e miteve, e që do ta mbajnë të gjallë atë edhe për shumë kohë si antiheroi më famëkeq i ditëve tona.

Advertisement