Connect with us

Aktualitet

Çfarë vendosi Gjykata e Londrës për katër britanikët e kërkuar për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin

Ka marrë një zhvillim të papritur çështja e ekstradimit të katër britanikëve dhe një shqiptari të kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshim se u përfshinë më vrasjen e Ardian Nikulajt vitin e shkuar në Shëngjin.

Sot supozohej të jepej vendimi por gjykata e ka shtyrë. I dërguari i Top Channel në Londër, Muhamed Veliu, thotë se ishte një seancë e cila zgjati 5 minuta.

Gjyqtari i çështjes Paul Goldspring në ekstradimin e  kërkuar nga Shqipëria të Thomas Mithan, Steven Hunt,  Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe shqiptari Edmond Haxhia, tha se vendimin  do ta japë me 27 gusht.

Top Channel mëson se kjo shtyrje ka të bëjë me disa dokumente të reja të sjella nga Ministria e Drejtësisë shqiptare për këtë proces ekstradimi, mes tyre edhe një letër garanci e përpiluar nga kryeprokurori i Lezhës, Erion Shehaj dhe me firmën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dërguar gjykatës, ku garantohet se Edmond Haxhia nuk do të dënohet për gjakmarrje, një vepër penale e dënueshme 30 vite burg deri burg përjetë.

Të pestë të arrestuarit për llogari të drejtësisë shqiptare në këtë proces ekstradimi nuk ishin në sallën e gjyqit. Prej të afërmeve të tyre ishte vetëm Elton Leksaka, kushëriri i parë i Edmond Haxhisë. Sipas prokurorisë, Lezhës Haxhia organizoi dhe krijoi kushtet për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Top Channel

Advertisement