Politike
Momenti kur opozita tentoi të gjuajë Ramën me shishe uji, ndërhyn gardisti
Seanca e jashtëzakonshme në Parlamenti ditën e sotme u shoqërua jo vetëm me përplasje verbale dhe shkëmbime akuzash.
Në pamjet e siguruara pas përfundimit të seancës ku u emëruan ministrat e rinj dhe kryeparlamentarja e re, një punonjës i Gardës së Republikës shfaqet duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga një shishe uji e hedhur drejt tij.
Shishja e hedhur nga Albana Vokshi i është drejtuar kreut të qeverisë, por gardisti i pozicionuar pranë tij nuk e ka lejuar ta cenojë fizikisht atë duke e larguar me dosjen që mbante në dorë.