Connect with us

Kronike

Ndërron jetë turistja holandeze, pësoi arrest kardiak teksa po ngjitej lart për në kala

Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint. Mësohet se Yvone Boer 70 vjeç nga Holanda ishte me një grup turistësh holandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik. Por kur 70-vjeçarja ka shkuar lart në Kala nuk është ndjerë mirë. Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit në urgjencën në Sarandë.

Ndërkohë sipas bluzave të bardha 70 vjeçarja e huaj dyshohet se ka humbur jetën nga arresti kardiak. Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore. Butrintin Antik tani në pikun e sezonit e vizitojnë rreth 900 turistë të huaj dhe vendas në ditë.

Advertisement